Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku udhėheqėsin e duan mė shumė se udhėn!

    * * *

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku njerėzit u kėndojnė kėngė dhe himne dashurie udhėheqėsve qė nė tė gjallė tė tyre dhe udhėheqėsit shkojnė mes rapsodėve me buzė nė gaz dhe tė veshur me antiplumb.

    * * *

    Atdheu im, ku kryetarėt e partive zotohen solemnisht qė nė rast humbjesh tė zgjedhjeve tė japin dorėheqjen dhe qėndrojnė nė majė tė partive qysh prej 23 vjetėsh.

    * * *

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku po tė bėsh njė sondazh tė sinqertė njerėzit do tė preferonin qė nga ajo kohė, mė mirė t’ u kish mbetur komunizmi se sa u mbetėn komunistėt!

    * * *

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku nė karrigen mė tė lartė tė parlamentit, gjen edukatėn mė tė ulėt!

    * * *

    Ėsht’ vendi ku po tė shkosh e tė zgjosh pa pritur kryetarėt e shtatėdhjetė e ca partive, duan kohė tė mbledhin mendjen qė tė tė pėrgjigjen nė cilin koalicon zgjedhor janė ato ditė!

    * * *

    Atdheu im ėshtė vendi ku vazhdojnė kėrkimet pėr njė medikament qė t’u injektohet tėrė banorėve, qė ata tė mos kujtojnė dot, se ēfarė kanė thėnė kryepolitikanėt pėr njėri tjetrin!

    * * *

    Atdheu im, ku gjenden tė gjitha barnat dhe medikamentet e botės me pėrjashtimin jo nė spitalet shtetėrorė… ku shėrbimi shėndetėsor i shtetit dėshmon pėrditė se sa i mrekullueshėm ėshtė ai i privatėve… Dhe ku ministrat e shėndetėsisė dhe kolegėt e tyre lenė tė dy kėta shėrbime dhe kurohen jashtė shtetit!

    * * *

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku tė rrėmbesh njė pronė, tė zaptosh njė truall e tė ngresh njė ndėrtesė pa lejė, nė vend qė tė tė dėnojnė tė pajisin me tapi!

    * * *

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku nuk mund tė maten temperatura nėn hije, pasi tėrė pyjet janė prerė!

    * * *

    Ėshtė vendi, ku shumė prindėr u urojnė fėmijėve jo qė tė bėhen shkencėtarė, por doganierė!

    * * *

    Ėshtė vendi, ku historia pėrdoret pėr nevoja politike dhe nė ēdo tetė vjet shkollat marrin tekste tė rinj tė historise, nė tė cilėt nazistėt largohen nga Shqipėria herė mė 28 dhe herė mė 29 nėntor.

    * * *…

    Atdheu im ėshtė vendi, ku shkollat mė tė rėndėsishme janė Instituti i Fiskulturės dhe Fakulteti i Mjekėsisė se studentėt nuk shkojnė atje pėr t’u bėrė trainerė, pediatėr dhe kardiologė, por ministra dhe kryeministra e vitet qė vijnė, premtojnė qė fatet e vendit tė jenė nė duart e boksierve!

    * * *

    Ėshtė vendi, ku numri i turistėve vizitorė, ėshtė propaganda mė banale dhe ky numėr fryhet e fryhet edhe me pilotėt e huaj dhe shoferėt e autobuzėve qė flenė atė natė nė Shqipėri. Tė kesh katėr valixhe matanė trarit tė kufirit dhe tė shkosh t’i sjellėsh njė nga njė, tė numėrojnė pėr katėr turistė!

    * * *

    Ėshtė vendi, ku qėkurse shifrat e statistikaveve shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk ėshtė mė vendi mė i mirė nė botė. Pra, tani qė shifrat i shpall qeveria vetė, vendi mė i mirė nė botė ėshtė kėtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!

    * * *

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janė tė fundit nė kontinent, qė pėrmbysin komunizmin; tė fundit qė antarėsohen nė NATO dhe nė Bashkimin Europian, dhe ku qeveria prźt urime tė pėrzemėrta qė edhe nė Shqipėri, pas vitit Dymijedymbėdhjetė, edhe tek ne erdhi Dymijetrembėdhjeta!

    * * *

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend nė botė, ku kriminelėt i kėrkon populli dhe i fsheh policia!

    * * *

    Atdheu im ėshtė i vetmi vend, ku sigurimi i lėvizjes sė lirė u prishte punė skafeve dhe kur u arrit lėvizja e lire, skafet patėn mbaruar punė nė dėbimet masive tė shqiptarėve.

    * * *

    Dhe sė fundi, lemėni tė huazoj e pėrshtas njė shprehje tė njė poeti fqinj, njė shprehje poetike: atdheu im ėshtė ai, ku tėrė njerėzit duan tė jetojnė nė njė vend tjetėr, por duan qė ai vendi tjetėr tė jetė kėtu nė Shqipėri! - DITA


  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Archon pėr postimin:

    bili99 (09-02-2014)

  3. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    atdheu im eshte me i miri ne bote dhe me ka marre malli e pik mbaroi por ketij qe ka shkruar keto rrjeshta do ti thoja qe ti gezohet ketij atdheu sot dhe mos ti kthehet nostalgjia per komunizmin qe do tia priste gishtat po te shkruante nje gje te tille.po do ti thoja qe edhe ti perveshi menget se vetem me llafe dhe shkrime nuk behet atdheu

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e e askujt
    Anėtarėsuar
    31-03-2013
    Postime
    140

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Qendron cdo fjale e thene me siper , per fat te keq......
    Nuk besoj se ka nevoj per te shtuar dicka......

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Athdheu im eshte i vetmmi vend i mbushur me sylesh qe e kan fut koken aq thelle ne b*the te politikaneve e te lidareve te tyre sa nuk shohin m ese c'kane perpara!

  6. #5
    faraone Maska e tutankamon
    Anėtarėsuar
    11-03-2009
    Vendndodhja
    perball komshiut
    Postime
    3,009

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Citim Postuar mė parė nga white_snake Lexo Postimin
    Athdheu im eshte i vetmmi vend i mbushur me sylesh qe e kan fut koken aq thelle ne b*the te politikaneve e te lidareve te tyre sa nuk shohin m ese c'kane perpara!
    t honksha shkronjat lali jot!!!!
    Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .

  7. #6
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Citim Postuar mė parė nga tutankamon Lexo Postimin
    t honksha shkronjat lali jot!!!!
    shkronja ngrenes

  8. #7
    faraone Maska e tutankamon
    Anėtarėsuar
    11-03-2009
    Vendndodhja
    perball komshiut
    Postime
    3,009

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Citim Postuar mė parė nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    shkronja ngrenes
    prit iher se shkruajti shum pak..une nuk po i hyj kesaj valleje sepse skam nerva por po i hyra ketu bohet thertore lale...pp
    Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anėtarėsuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    ca te shtosh me teper .....BRAVO

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Citim Postuar mė parė nga tutankamon Lexo Postimin
    prit iher se shkruajti shum pak..une nuk po i hyj kesaj valleje sepse skam nerva por po i hyra ketu bohet thertore lale...pp
    ...leshoja iher, mos perto! Se une pertova e ngele vetem me je rresht shkrona per darke ti !

  11. #10
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: Atdheu im, i vetmi vend ku…

    Citim Postuar mė parė nga tutankamon Lexo Postimin
    prit iher se shkruajti shum pak..une nuk po i hyj kesaj valleje sepse skam nerva por po i hyra ketu bohet thertore lale...pp
    sa i rrezikshem je


    shkronjat e shkreta cfare heqin nga ty
    mire qe i ha
    po edhe i ther
    Kasap
    Citim Postuar mė parė nga white_snake Lexo Postimin
    ...leshoja iher, mos perto! Se une pertova e ngele vetem me je rresht shkrona per darke ti !
    keq nga gjendja
    edhe shkronjat merrem ne rracion tani :P

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •